• Alumil Albania kerkon te punesoje Inxhinier Ndertimi

Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar. Alumil Albania Shpk është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionin e meposhtem:


Inxhinier Ndertimi

1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Projekton dhe implementon nevojat/projektet qe ka ne plan kompania per ambjente te reja, rikonstruksion si dhe/ose mirembajtje te atyre ekzistuese;
  • Detajon preventivin e objektit, vendos përparësitë dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Vlerëson nevojat dhe problemet për çështjet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
  • Identifikon risqet kryesore në realizimin e projektit dhe i raporton ato tek Administratori;
  • Pergatit dokumentacionin e nevojshem per marrjen e lejeve te ndertimit per ambjente te reja ne fabrike dhe/ose rikonstruksion te atyre ekzistuese;
  • Ndjek dhe ploteson dokumentacionin e nevojshem per nxjerjen dhe rinovimin e lejeve/licensave perkatese sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi;
  • Monitoron koston e projektit duke bërë analizë kosto për të gjithë produktet dhe shërbimet;
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.

2. Kualifikime/Kërkesa:

  • Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:
  • Të ketë mbaruar studimet per Inxhinieri Civile (ndërtimi);
  • Të ketë të paktën 3-5 vjet eksperiencë pune ne projekte civile;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike të ndërtimit që aplikohen;
  • Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftësi deleguese dhe te jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve.

Të interesuarit mund ta dergojnë CV-në elektronikisht në gjuhën angleze në adresën: hr.albania@alumil.com, brenda datës 30-06-2021 duke specifikuar dhe pozicionin per te cilin aplikojnë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top