• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Operacional

EPPC Albania kërkon një Menaxher Operacional për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në fushën e shërbimeve taxi.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Menaxhon aktivitetet ditore dhe koordinon punën në bashkëpunim me stafin në varësi;
  • Vlerëson në mënyrë të vazhdueshme konkurentet;
  • Harton strategji per zhvillimin e biznesit;
  • Përfaqëson kompaninë me palët e treta ( klientë, furnitore, servise etj);
  • Bashkëpunon me kolegët dhe klientët për zgjidhjen e problemeve të ndryshme;
  • Harton raporte periodike mbi ecurinë e punës;
  • Planifikon nevojat për staf dhe mjete në mënyrë sa më eficente etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik;
  • Përvojë pune jo më pak se 5 vjecare në pozicione menaxheriale;
  • Përdorimi i paketës MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri);
  • Të zotërojë gjuhën Angleze;
  • Të jetë person korrekt, i saktë, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top