• Alumil Albania, kerkon te punesoje Specialist Programi te Logjistikes (ERP/WMS)

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar. Alumil Albania Shpk është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë:
Specialist Programi te Logjistikes (ERP/WMS)

1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Administron dhe konfiguron aplikacionet ERP/WMS
-Jep suport perdoruesve te sistemeve ne telefon/e-mail dhe ruan historikun e problematikave te tyre.
- Administron te drejtat e userave ne Sistem, perditeson statuset e tyre.
- Teston procese te reja ne sistemet aktuale ne menyre qe te perputhen me procedurat ne fuqi.
- Menaxhon problematikat, i koordinon me programuesit e sistemeve dhe i ndjek ato deri ne zgjidhje.
- Eshte pergjegjes per mirembajtjen e Material Master File dhe ndjek perditesimet e Materialeve ne sistem.
- Pergjegjes per implementimin me efikastitet te Sistemeve ERP/WMS si dhe mbarevajtjen e proceseve te tyre.
- Asiston ekipin e Logjistikes dhe departamantin IT te ALUMIL Albania per implementimet e reja dhe perditesimet softwerike.
- Trajnon stafin dhe perdoruesit ne baza ditore ne menyre qe te kuptojne proceset operacionale te lidhura me sistemet.
- Ben raporte Analitike/BI nepermjet eksporteve nga sistemet e ERP/WMS.

2. Kualifikime/Kërkesa:
- Njohuri ne Microsoft SQL Server, Script-eve ne SQL
- Njohje shume e mire e Sistemeve Windows/SW/HW
- Njohuri shume te mir ate gjuhes angleze (e shkruar dhe e folur)/njohja e gjuhes greke do te konsiderohet avantazh.
- Aftesi analitike te ceshtjeve komplekse dhe shperndarjen e tyre ne niveleve te ndryshme.

a. Edukimi:
- Preferohen kandidate qe kane perfunduar studimet e larta në Inxhinieri Software, Informatikë Ekonomike/Informatikë.

b. Eksperiencë pune:
Eksperience ne Administrim, testim, instalim dhe suport te sistemeve ERP/WMS.


3. Kompania Ofron:
-Marredhenie pune konform legjislacionit shqiptar dhe Kodit te Punes.
-Transport vajtje-ardhje nga Qendra e Tiranes
-Page te trembedhjete plus shperblim vjetor per arritje te rezultateve
-Mbulim privat shendetesor falas.

Të interesuarit mund ta dergojne CV-ne e tyre elektronikisht ne gjuhen angleze në adresën: hr.albania@alumil.com, brenda dates 30.06.2021 duke specifikuar pozicionin e punes per te cilen aplikoni.
 


Apply WhatsApp
Back
Top