• Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshëm i Lartë, Departamenti i Auditit të Brendshëm

Siguron përfundimin me sukses të angazhimeve të caktuara të auditit, duke përfshirë planifikimin paraprak dhe aktivitetet e mbylljes. Organizon dhe planifikon aktivitetet e përditshme të auditorëve të tjerë të brendshëm të përfshirë në projekte auditi. Aplikon konceptet e riskut dhe të kontrollit në skenarët e hasur dhe identifikon çdo problem të mundshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Planifikon në mënyrë efektive dhe vepron si pergjegjës për të gjitha auditimet e zhvilluara brenda organizatës, duke caktuar Audituesit në aktivitete specifike të auditimit dhe duke rishikuar dokumentat e punës së auditimit për përshtatshmëri, pajtueshmërinë dhe përmbajtjen për të mbështetur gjetjet e auditimit;
  2. Identifikon dhe vlerëson riskun e kompanise dhe jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e planit vjetor të auditit të brendshëm;
  3. Zhvillon, rishikon dhe analizon efektivitetin e vazhdueshëm të të gjitha programeve të auditimit;
  4. Kryen proceset e auditit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, shqyrtimin dhe analizimin e evidencave, dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave ;
  5. Siguron dhe shqyrton prova që dokumentojnë më së miri konkluzionet e auditimit;
  6. Kryen dhe/ose asiston në projekte speciale; ndihmon auditorët ose ekzaminuesit e jashtëm; dhe manaxhon pyetjet dhe kërkesat;
  7. Vlerëson përputhshmërinë dhe analizon efektivitetin e procedurave komplekse dhe kontrolleve të brendshme, duke përdorur aftësi, teknika dhe gjykime të përshtatshme të auditimit;
  8. Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe komunikon gjetjet dhe rekomandimet e auditimit në nivelet e duhura, përfshirë menaxhimin dhe Komitetin e Auditimit;
  9. Zhvillon një nivel të lartë të aftësive analitike dhe vlerëson efektivitetin e procedurave, ndarjen e detyrave dhe kontrollet e brendshme brenda zonës së caktuar ose projektit organizativ.

Kërkesat për pozicionin:



  1. Eksperiencë si auditor; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi; Aftësi në menaxhimin dhe kryerjen e auditimeve të ndryshme në kompani;
  2. Aftësi shumë të mira të kuptimit të qeverisjes, riskut, dhe kontrollit të përshtatshme për kompaninë;
  3. I orientuar ndaj detajeve; Aftësi analitike, organizative dhe udhëheqëse;
  4. Integritet i lartë dhe etikë profesionale;
  5. Aftësia për të trajtuar informacione konfidenciale dhe sensitive; Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur shpejt e me logjikë çështje komplekse;
  6. Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive çështjet komplekse te menaxhimi i organizatës, verbale dhe me shkrim, në një mënyrë të saktë e të mirëorganizuar;

Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 19 maj 2021 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top