• Fier, ofroj vend pune Drejtor Dege, Dega Fier

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore të zonës gjeografike përkatëse përmes ofrimit të coaching, heqjes së pengesave për sukses dhe vepron si kampion për efektivitetin e shitjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  2. Siguron arritjen e Planit të Biznesit, në terma rritje dhe cilësie portofoli, në zonën përkatëse, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;
  3. Ndërton marrëdhënie me gjithë stafin e degës për të siguruar që përdoren gjithë mjetet drejt suksesit;
  4. Kupton në detaj produktet financuese dhe si ato duhen pozicionuar, për të qenë në linjë me tregun dhe konkurrencën;
  5. Siguron analiza të tregut për cdo segment klientele dhe sjell ide për përmirësim;
  6. Siguron shërbim klientele të shkëlqyer, duke siguruar krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe siguron që ankesat e klientëve zgjidhen dhe/ose raportohen në limite minimale kohore;
  7. Siguron sisteme të shpërndarjes së objektivave, monitorimit të performancës dhe parashikimesh për stafin e degës;
  8. Siguron që gjithë proçeset në degë janë në përputhje me proçedurat dhe politikat e brendshme;
  9. Siguron që vendet vakante rishihen dhe plotësohen menjëherë kur ka një nevojë;
  10. Angazhim maksimal me kontrollin e kredisë dhe anti-fraud për identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo përputhshmërisë;
  11. Kryen vizita verifikimi gjatë proçesit të kredidhënies me qëllim identifikimin e risqeve të implikuara në aplikimin për kredi, sipas politikës së kredisë në fuqi;
  12. Angazhohet në proçeset e përzgjedhjes dhe rekrutimit të punonjësve të degës;
  13. Ofron coaching, mentorim, këshillim dhe është trajneri i punonjësve;
  14. Siguron një vlerësim vjetor performance të shkëlqyer.

Kërkesat për pozicionin:



  1. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  2. Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  3. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;
  4. Aftësi lidershipi, mbikqyrjeje, mentorimi;
  5. Kuptim shumë i mirë se si vepron modeli i biznesit në përgjithësi dhe mjedisit të një institucioni financiar; Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve një herësh;
  6. Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;
  7. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 19 maj 2021 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top