• Tirane, ofroj vend pune Specialist logjistike

Pozicioni: Përgjegjes/Specialist i Logjistikës

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak te zgjerimit te vazhdueshem kompania eshte ne kerkim te stafit te ri energjik dhe me deshire per rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Specialist/Përgjegjës i Logjistikës.

Specialisti i Logjistikës është përgjegjës për plotësimin e nevojave operative të njësive të biznesit; për planifikimin dhe manaxhimin e të gjithë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit.

Detyrat:

  1. Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
  2. Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
  3. Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;

  1. Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  2. Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit dhe shpenzimin e karburantit;
  3. Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës;

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

Kerkesat dhe njohurite e nevojshme per pozicionin:

  • Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
  • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”, Logjistikë”.
  • Eksperiencë 5 vjecare në pozicione drejtuese të ngjashme.
  • Eksperienca ne kompani ndërkombëtare, në pozicion të ngjashëm, me sistemet SAP, TMS,etj, përbën avantazh.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office.
  • Certifikata ECDL përbën avantazh.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryeje dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

CV-ja Juaj eshte e sigurt tek ne! *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top