• Tirane, ofroj vend pune Health and Safety Manager

NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome eshte kompania lider ne rajon ne Industrine Minerare, dhe prodhuesi me i madh i Kromit dhe Ferrokromit ne Shqiperi. Per me shume se 20 vite, AlbChrome perfaqeson nje nga kompanite me resurset me te pasura me krom ne Europe. Asetet e kompanise Albchrome jane: Miniera e Kromit Buqlize, Uzina e Ferrokromit Elbasan, Uzina e Ferrokromit Burrel, Impianti i seleksionimit Klos.
AlbChrome është pjesë e Balfin Group.

Pozicioni: HEALTH AND SAFETY MANAGER
Kontrata e punes: Pa afat
Departmenti: HSE
Vendndodhja: TIRANE

Permbledhje e pozicionit:
Menaxheri i Sigurise dhe Shendetit te Pune është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve te kompanise, koordinimin e aktiviteteve te Sigurise ne Pune ne te gjitha njesite e biznesit dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik dhe implementon standartet nderkombetare te industrise.

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Të sigurohet qe kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;
  • Të përditësojë politikën e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;
  • Të zbatojë procedurat e Kompanisë për HSE si dhe të përmirësojë ato në kuadër të zhvillimit së kompanisë edhe stafit
  • Të inspektojë, kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave te H&S në njesi;
  • Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet ne njesite e biznesit , lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Të koordinojë perditesimin Dokumentin e Vleresimit te Riskut (DVR) për çdo pozicion pune së bashku me konsulentet e jashtem si dhe të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;
  • Te perpiloje raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;
  • Të organizojë dhe të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë ne te gjitha njesite e biznesit.
  • Të kryejë inspektime periodike për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në te gjtha proceset e punes se kompanise.
  • Të kontrollojë zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga kontraktorët e kompanisë në çdo njesi biznesi;
  • Të ndjekë zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve në pune dhe koordinon aktivitetet me kompanine e Sigurimit dhe institucionet e kujdesit shendetesor.
Edukimi dhe Kualifikimet:
2.1 Edukimi:
  • Diplomë universitare në fakultetet e Universitetit Politeknik.
  • E preferueshme te kete diplome ne dege te fakultetit ‘Gjeologji Miniera’.
2.2 Eksperiencat e Punës dhe Kualifikimet:
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë në ketë pozicion ose pozicione të ngjashme.
  • Eksperienca e punës në aplikimin e standarteve nderkombetare ne H&S përbën avantazh.
  • Certifikatë, licensime dhe trajnime specifike për Health & Safety;
  • Të ketë kryer trajnimin e Koordinatorit të Sigurisë të akredituar nga institucionet shtetërore;
  • Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
Aftesitë te tjera:
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa, Microsoft Office, etj.).
2.4 Aftesi ndërpersonale:
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi për të koordinuar punën ne fushen përkatëse;
  • I/E aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton ky profil;
  • Ndjenjë e larte përgjegjësie;
Aftesi gjuhësore:
Aftësi shumë te mira komunikimi verbal dhe të shkruar ne gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë-përmëndura brenda dates 10 Maj 2021:
te zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
  1. Me e-mail: hr@albchrome.al
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
    • Zyrat Qendrore Tirane
    • Rr."Dervish Hima", Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Ne vemendjen tuaj: Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per procesin e intervistimit.
 


Apply
Back
Top