• Tirane, ofroj vend pune Kasiere

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Kasiere.
Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është ofrimi I shërbimeve sa më profesionale ndaj Klientave duke siguruar një proçes sa më të shpejtë dhe të saktë pagesash.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që kërkon një shërbim të caktuar në kasë.
  • Kryen të gjitha metodat e pagesave sipas proçedurave standarte në përputhje me kërkesën e Klientit.
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte dhe kontrollon në monitor përshkrimin, sasinë si dhe çmimin që të përputhen me produktet që skanohen.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top