• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketingu

Shoqeria "ABISSNET" sha eshte shoqeri në fushen e komunikimeve elektronike dhe ofron lidhje te sherbimit te internetit,
telefonise se palevizsshme dhe sherbimeve audiovizive nepermjet internetit.
Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:
Specialist/e Marketingu

Detyrat

•Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
•Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve te shërbimeve të saj në treg.
•Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
•Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
•Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje
•Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
•Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
•Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit. (Te kete perfunduar ciklin e arsimit Universitar dhe PasUniversitar).
Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta. Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen / tendencat e klientëve dhe tregut.
Aftësi të tjera: Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial. Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit b.njerezore@abissnet.al
 


Apply
Back
Top