• Tirane, ofroj vend pune Projekt Menaxher

Pozicioni: Menaxher projekti
Dipartimenti/Sektori: Infrastrukture
Vendodhje: Tiranë ose jashtë Tiranës
Përshkrim i Pozicionit:
Manaxheri i projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit duke respektuar afatin dhe buxhetin. Planifikon, organizon, mbikqyr dhe raporton periodikisht gjithë ecurinë e realizimit të projektit ose më shumë projekteve në të njëjtën kohë.
Detyrat dhe Pergjegjësitë:
- Analizë dhe vlerësim i projektit duke përcaktuar te gjitha kostot, grafikun e punimeve, burimet njerezore, mjetet, metodologjine e punimeve.
- Ndjekje e të gjitha fazave të zhvillimit të projektit, që nga marrja e projektit, kryerjes së oponencës, lejes së ndërtimit, akt-kontrollet dhe dokumetacione te tjera gjate zbatimit, dorëzimit të punimeve, akt-kolaudimit dhe lejes së përdorimit.
- Përpilim i pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë objektin e kontratës, standartet e ndërtimit, specifikime, vizatime, shtojcat.
- Ndjekje e vazhdueshme e zbatimit te kontratave, marrëdhëniet me Institucionet, palët e treta, korrespondencave të jashtme.
- Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të Kompanisë.
- Ndjekje e realizimit të punimeve në përputhje me standartet e Kompanisë dhe KTZ.
- Ndjekje e realizimit të punimeve në përputhje me buxhetin dhe afatin e përcaktuar.
- Marrje e informacionit te perditesuar nga drejtuesi i kantierit mbi ecurine e punimeve.
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte.
- Marrje pjesë në takimet me Supervizorin dhe përfaqësues të Autoriteteve Kontraktore per të analizuar ecurinë e punimeve.
- Harton dhe konfirmon në mënyrë periodike situacionet e punimeve dhe librezave përkatëse.
- Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit dhe raporton ne mënyrë periodike për ecurinë e projekteve, shpenzimet dhe të ardhurat.
Kriteret kryesore:
- Të jetë i diplomuar Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi.
- Te ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune në menaxhimin e projekteve me referenca te faktuara ne implementimin dhe finalizimin me sukses te tyre.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze. Përbën avantazh njohja e një gjuhe tjetër të BE.
- Të ketë njohuri te mira ne perdorimin e paketes Office, Autocad, Microsoft Project.
- Të ketë aftësi te mira analitike e raportuese, aftësi të mira komunikuese me shkrim/verbale.




Cel. : 0686405733 email;hr@albstar.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top