• Tirane, ofroj vend pune ASISTENTE E BURIMEVE NJEREZORE

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

ASISTENTE E BURIMEVE NJEREZORE




DETYRAT E POZICIONIT
1. Kryen kontrolle dhe kontakte te shpeshta ne njesite e biznesit
- Kontrollon per prezencen e stafit ne oraret e duhura
- Kontrollon listeprezencat, kontrollon koheshenuesit elektronik
- Mbeshtet stafin administrativ dhe grupet e ndryshme te punes
2. Permbush detyra administrative sakte dhe ne kohe
- Merr pjese ne pregatitje te payrollit
- Deklaron ne kohe listepagesat brenda afatit
- Ploteson cdo muaj regjistrin e punonjesve
- Azhornon here pas here te dhenat e punonjesve ne databasen perkatese
- Ploteson librezat e punes, sigurimeve te punonjesve
- Pregatit vertetimet e pagave/ referencat/
- Mbikqyr deklarimet e punonjesve te rinj (hyrje/daljet) si ne tatime dhe ne zyren e punes
- Kryen raportime ne kohe per personnel report.
- Kontrollon raportimet per shpenzime telefonie fiks dhe mobile, kancelari
- Koordinon aktivitete te ndryshme
- Kryerja e detyrave te tjera te caktuara nga Manaxheri
3. Ndjek te gjitha etapat e procedures se rekrutimit
- Monitoron botimet e njoftimeve per vende vakante ne sitin e kompanise, ne sitet e punesimit dhe me agjensite rekrutuese
- Kujdeset per plotesimin e dosjes se personelit te ri, per hapjen e userit, dhenien ne perdorim te aseteve, duke I percjelle me procesverbale perkatese si dhe duke i ruajtur ne forme elektronike
- Pergatit kontraten e punonjesve, emerimet perkatese
- Ploteson dokumentat e largimit te punonjesve
- Ben njoftimet perkatese per punonjesit e rinj




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet minimalisht të paktën 2 vite eksperiencë pune ne fushen e Burimeve Njerezore
Aftësi:
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë e aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 67 46 47 484
 


Apply WhatsApp
Back
Top