• Tirane, ofroj vend pune Digital Marketing Coordinator

Profili i kompanise: Për një nga kompanitë më të mëdha në vënd por rekrutojmë një Digital Marketing Coordinator

Pozicioni:
Digital Marketing Coordinator

Departamenti:
Marketing

Vendodhja:
Tiranë

Detyrat dhe përgjegjësite:

  • Projekton , kontrollon , mirëmban prezencën e kompanisë në kanalet e komunikimit online dhe website
  • Ndjek dhe monitoron proçesin e shitjeve online
  • Koordinon me specialistin e operacioneve marketing dhe departamentin komercial për azhornimin e çmimeve, ofertave dhe produkteve për web
  • Planifikon, zhvillon , ekzekuton të gjitha fushatat dhe programet marketing në dixhital përfshirë reklamimin online (GDN, Facebook ads ect) , strategjinë dhe paraqitjen e website, web SEO/SEM
  • Monitoron zbatimin e fushatave të marketingut tradicional ,atij dixhital , buxhetin e tyre dhe mat, raporton mbi performancën e të gjitha këtyre fushatave dhe vlerësimin e tyre kundrejt targetit (ROI, KPIs, dashboards)
  • Identifikon trendet dhe zhvillimet e reja, dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në të dhënat që merr nga matjet
  • Projekton dhe menaxhon konkurset (contests & giveaway) në rrjetet sociale dhe kanale të tjera dixhitale . Identifikon dhe propozon bashkëpunëtoret e mundshëm për to dhe ngre analiza për ecurinë e konkurseve.
  • Menaxhon bazën e të dhënave të marketingut, emailin e mediat sociale
  • Menaxhon blog dhe të tjera forma të kontentit marketing
  • Bashkëpunon dhe mbështet drejtuesin e departamentit lidhur me komunikimet Marketing , PR, events etc
  • Sjell ide, metoda, strategji të reja dhe krijuese të rritjes se performancës në web dhe mediave sociale
  • Përdor aftësi të forta analitike për të vlerësuar përvojën e konsumatorëve nëpër kanale të shumëfishta dhe pikat e kontaktit të tyre me markën tonë
  • Bashkëpunon me agjencitë dhe partnerët e tjerë.
Kualifikimet:
  • Arsim i lartë (i preferuar fusha Marketing)
  • Njohuri dhe aftësi shumë të mira përdorimi të platformave të rrjeteve sociale e atyre Google, si edhe analize web
  • Njohuri shumë të mira në dixhital marketing dhe reklamim
  • Aftësi të mira krijuese dhe analizuese
  • Eksperience në Wordpress, Wix ose Shopify – e preferueshme
  • Aftësi shumë te mira në të folur dhe të shkruar në Shqip dhe Anglisht
Aftësi personale:
  • Të jetë i organizuar dhe të shfaqë vëmëndje ndaj detajeve .
  • I aftë të ndjekë disa detyra dhe të vendosi përparësi duke siguruar arritjen e afateve kohore.
  • Të ketë aftësi vetmotivuese , krijuese , zhvilluese dhe të jetë kërkues ndaj vetes
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efektive në grup
Kushtet e punës
  • 2-5 vite në pozicione të ngjashme me përvojë dhe eksperiencë të dëshmuar në menaxhim website , media sociale, e-mail dhe marketing online Mënyra e aplikimit:
CV-të dhe letra reference duhet të dërgohen deri në datën 30/04/2021 në adresën contact@spektrumag.com
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top