• Ofroj vend pune Menaxher/e Rajonal Shitjesh

Farmasi kërkon të punësojë Menaxher/e Rajonal Shitjesh për Rajonin Jugor dhe Rajonin Lindje-Perëndimor.

Përgjegjësitë janë:
  • Menaxhimi dhe përmirësimi I shitjeve në rajonin e përcaktuar
  • Rekrutimi dhe zhvillimi I Lidershipit
  • Komunikimi, këshillimi, dhe monitorimi I anëtarëve dhe zgjerimi I network-ut
  • Motivimi I ekipit të shitjeve
  • Organizimi I aktiviteteve te marketingut dhe promocioneve
  • Menaxhimi dhe trajnimi I ekipit të shitjeve
  • Arritja e targetit të shitjeve
  • Monitorimi dhe matja e aktivitetit te shitjeve
Kriteret për kandidatët:
  • Te kete mbaruar shkollën e lartë
  • Njohuri mbi veprimtaritë komerciale, organizimit dhe metodës së punës në network marketing (Shitje Direkte / MLM) përbën përparësi
  • Njohuri kompjuterike ekselente (Microsoft Office)
  • Vetëbesim, pasion dhe entuziazëm si dhe një qasje sipërmarrëse në punë
  • Aftësi vetë organizuese dhe të punojë nën ngarkese
  • Dëshirë për të punuar në terren
  • Të dijë të punojë në grup
  • Aftësi ekselente komunikuese dhe organizuese
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese të grupeve
  • Të ketë patentë shoferi – kategoria B
  • Njohuri te gjuhës Angleze
  • Përparësi përbën nëse jeni banor në njërin nga qytetet e rajonit të kërkuar
Profili personal:

Ambicie për punën e tyre dhe përcaktimin e planeve, përkushtim ndaj punës dhe kompanisë, thjeshtësia në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre,
në komunikimin me partnerët e biznesit dhe kolegët. Aftësia për të marrë vendime, dhe identifikuar përparësitë. Qasja analitike dhe proaktive.

Eksperiencat e mëparshme të punës:

- Përvoja shumë vjeçare e punës në pozicione të njëjta ose të ngjashme në shitjet direkte në kompanitë MLM është përparësi.

Benefitet:
  • Rrogë fikse + bonuse mujore
  • Makinë e kompanisë 24/7
  • Pagesë e kostove të karburantit, prezantimeve dhe kostove të tjera
  • Orari I punës fleksibël sipas nevojave të biznesit
  • Trajnime profesionale
  • Mundësi zhvillimi
  • Edukime
Kandidatët (F/M) e interesuar mund të aplikojnë deri më datë 30 Maj 2021, duke dërguar CV e tyre në adresën info@farmasi.al dhe të vendosin në subjektin e emailit titullin MENAXHER RAJONAL SHITJESH

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë!
 


Apply
Back
Top