• Kompania “Fix Pro”shpk, kërkon të punësojë "Agjent Shitje" për filialin e Tiranës

Përshkrimi
Kompania “Fix Pro”shpk, filiali Tiranë, kërkon të punësojë "Agjent Shitje" për filialin e Tiranës.
Agjenti i Shitjes duhet të arrijë objektivat e percaktuara nga Drejtori i Shitjes, duke respektuar politikat e kompanisë.
Agjenti i Shitjes duhet te mbaje marrëdhënie pozitive dhe profesionale biznes-klient, ne menyre qe te siguroje shitjet e ardhshme.

Statusi i punës
: Kohë e plotë
Raporton tek: Menaxheri i Shitjes


Detyrat

• Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekjen e marrëdhënieve me klientët
• Realizon planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën e tij
• Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj
• Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta
• Përgjegjës për ndjekjen e debive në zonën që mbulon • Negocion me klientët për pozicionim më të mirë dhe prezencë më të madhe të produkteve
• Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta
• Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit


Kualifikimet dhe aftesi personale
Person me integritet dhe me dëshirë për të punuar në fushën e shitjes.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese
• I aftë për të punuar në skuadër.

• Të ketë përfunduar arsimin e larte
• Të ketë njohje shumë të mire të zonave të ndryshme të Tiranës
• Të zotërojë lejë drejtimi automjeti kategoria B


Vendbanimi: Tiranë
• Gjinia: Mashkull


Kushtet e Punës: Kompania "Fix Pro" shpk ofron pagë të kënaqshme dhe kushte pune të favorshme për gjithsecilin që bëhet pjesë e Shoqërisë.
Shënim: Për të aplikuar për këtë pozicion, të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mail hr@fixpro.al

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 


Apply
Back
Top