Lushnje, ofroj vend pune Ekzekutiv shitjesh per zonen e Lushnjes
[FONT="][FONT="]Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Ekzekutiv shitjesh për zonën e Lushnjes
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë. Në mënyrë më specifike:
Roli dhe përgjegjësitë: [/FONT][/FONT]
[FONT="]Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.[/FONT]
[FONT="]Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.[/FONT]
[FONT="]Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.[/FONT]
[FONT="]Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.[/FONT]
[FONT="]Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.[/FONT]
[FONT="]Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.[/FONT]
[FONT="] Aftësitë dhe kualifikimet:
[/FONT]
[FONT="]Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.[/FONT]
[FONT="]Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.[/FONT]
[FONT="]Të ketë dëshirë të punojë në terren.[/FONT]
[FONT="]Leje drejtimi automjeti.[/FONT]
[FONT="]Të banojë në Lushnje, Rrogozhinë, Fier[/FONT]
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.