• Tirane, kerkohet Inxhinier QA

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier QA
Departamenti: HSE & QA
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët, procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
  • Të përmirësojë dhe implementojë procedurat e kompanisë;
  • Ndjekjen dhe auditimin e çdo departamenti për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
  • Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH. Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjate zbatimit të punimeve;
  • Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
  • Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
  • Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt;
  • Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:

  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
  • Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000398053/Inxhinier-QA?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 16/04/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top