• Tirane, kerkohet Financier/e Projekti

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Financier/e Projekti
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri i Projekti ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektin dhe raportimet që lidhen me këtë projekt. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Përgatit dhe analizon ‘cash flow-n’ e shoqërisë në mënyrë periodike. Krijon dhe ndjek raportin ‘Overhead’ për gjithë shoqërinë. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe monitoron projektin dhe raportimet që lidhen me këtë projekt;
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet që gjeneron departamenti i financës në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në funksion të punës;
  • Përgatit dhe analizon ‘cash flow-n’ e shoqërisë në mënyrë periodike;
  • Krijon dhe ndjek raportin Overhead për gjithë shoqërinë;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
  • Ndjek procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik për asetet e shoqërisë;
  • Ndjek procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit Analizën Kontabël/Fizik të artikujve të magazinës;
  • Punon me auditorët e shoqërisë gjatë proceseve audituese;
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
  • Çdo detyrë tjetër që i caktohet;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në programet e studimit Financë/Kontabilitet.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFRS);
  • Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
  • Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
  • Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000397257/Financier-e-Projekti?source=CareerSite
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 16/04/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top