• Tirane, ofroj vend pune-Specialist Shitje & Marketingu

Revo Hospitality Group sh.p.k po kërkon të rekrutoj kandidatë me eksperiencë për t'u bashkuar me ekipin tonë në pozicionin:
  • Specialist Shitje dhe Marketingu
PËRGJEGJËSITË KRYESORE


  • Përgjegjës për të gjitha kanalet e komunikimit të kompanisë (on-line, off-line, aktivitetet e mediave sociale);
  • Verifikon dhe përditëson informacionin e kompanisë në faqet web si dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Monitoron dhe analizon ecurinë e vizitorëve në faqen e Web-it. Përgatit raport mujor për ecurinë e faqeve në web dhe propozon ndryshimet e nevojshme;
  • Harton, zbaton dhe monitoron strategjinë dhe planet e marketingut dhe kryen hulumtime të tregut dhe identifikon pikat e forta dhe dobësitë të kompanisë;
  • Planifikon dhe realizon ekzekutimin e të gjithë marketingun dixhital, përfshirë SEO/SEM, bazën e të dhënave të marketingut, email-in, mediat sociale dhe fushatat reklamuese;
  • Përgatit raport javor/mujor dhe/ose mbi bazë fushatash për problematikën dhe rezultatet e reklamimit online;
  • Njeh në menyre të shkëlqyer të gjitha specifikat e produkteve të sektorit ku shërben;

AFTËSI DHE NJOHURI


  • Diplomë universitare (preferohet në Marketing);
  • Eksperiencë 1- 2 vjet të mëparshme në pozicione të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe analitike;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri të mira të SEO, Google Analytics.



Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën e email hr@rhg.al me subjekt "Specialist Shitje&Marketingu".

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,
do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008
"Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.


Adresa:

Revo Hospitality Group shpk
Rruga “Papa Gjon Pali II”,
Ambasador 3
1001, Tirane. Albania
Tel: +355
69 707 9300
 


Apply WhatsApp
Back
Top