• Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje në Departamentin Dekorit

Profesionisti_banner.jpg
Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e retail është në kërkim të një Shitësi në Departamentin Dekorit.
Qellimi i Pozicionit: Të sigurojë asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klienteve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit;
  • Kupton nevojën e klientit përkates, duke degjuar me vëmendje maksimale kërkesen e Klientit;
  • Ndihmon klientin me orientimin drejt produkteve për të cilat Klienti është i interesuar;
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit;
  • Finalizon proçesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit;
  • Realizon prerjet dhe qepjet e materialeve dekoruese të ambjenteve të brendshme në përputhje me kërkesat e klienteve;
  • Kontrollon ekzpozimin e stokut dhe angazhohet në sistemin tij në bashkëpunim me Supervizorin përkatës;
  • Sistemon produktet në ambjentet e ekspozimit të tyre;
  • Raporton çdo ditë tek supervizori përkatës kërkesat e klientëve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Preferohet të kete mbaruar Shkollen e Mesme profesionale për Tekstil-Mode ose të jetë student pranë Fakultetit të Ing Tekstil Mode.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperienca të mëparëshme në role të ngjashme.

Aftësitë:

  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqeje punën me njerëzit.
  • Aftësi për të realizuar prerjet dhe qepjet e materialeve dekoruese të ambjenteve të brendshme
  • Të ketë njohuri paraprake të materialeve dekoruese të ambjenteve të brendshme.
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357.
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top