• Tirane, ofroj vend pune Shtrues Pllakash

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Shtrues Pllakash.

Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit të punës është instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i parketeve dhe lloje të tjera të dyshemeve dhe mbulimi i dyshemeve, mureve apo sipërfaqet e tjera me pllaka, ose panele mozaikësh për qëllime dekorimi etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Studion projektin përkatës për sipërfaqet që do të shtrojë;
  • Bën preventivin e materialeve të duhura për dyshemenë apo sipërfaqet e tjera;
  • Siguron bazën e nevojshme materiale;
  • Konsultohet me inxhinier apo teknikë të tjerë të objektit;
  • Përgatit sipërfaqen e dyshemesë për t’u mbuluar me parket, pllaka ose materiale të tjera;
  • Bën nivelimin e sipërfaqes me material mbushës (rërë e çimento);
  • Parapërgatit materialet e nevojshme për shtrimin e pllakave (llaçin, kollin, bojakun, etj;
  • Vendos pllakat apo materialet e tjera në dysheme sipas skicës dhe përshkrimeve të tjera, duke respektuar afatet e mpiksjes së materialeve;
  • Përgatit sipërfaqet e murit për mbulim me pllaka ose materiale të tjera për qëllime dekorimi ose të tjera (rasti i izolimit akustik);

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune e mëparshme në fushën e shtrimit të pllakave
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top