• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dege (Dep. Veshjeve te Punes dhe PPE)

EPPC Albania kërkon një Menaxher Dege (Dep. Veshjeve te Punes dhe PPE) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në tregun e veshjeve të punës dhe pajisjeve të mbrojtjes personale në punë.

Një Vështrim i Përgjithshëm:

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse dhe manaxheriale. Të jetë i organizuar, korrekt dhe në gjendje që të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë te mira biznesi.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Rekrutimi i klientëve të rinj dhe maksimizimi i atyre ekzistues;
  2. Mbikqyrja e veprimtarisë operacionale të showroom-it;
  3. Menaxhimi, motivimi dhe organizimi i punës së stafit;
  4. Planifikimi dhe implementimi i strategjisë së shitjeve për këtë kategori produktesh;
  5. Analizimi dhe kërkimi i produkteve të reja për tu hedhur në treg.
  6. Bashkëpunimi me strukturat e tjera të kompanisë për realizimin me sukses të porosive dhe planit të punës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë në pozicione të ngjashme dhe në shitje B2B jo më pak se 3-4 vjecare;
(Eksperienca në Retail ose Telekomunikacion përbën avantazh);

  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze;
  • Të ketë iniciativë dhe të orientohet drejt rezultateve;
  • Aftësi të mira menaxheriale, negoicuese dhe organizative;
  • Të jetë konfident, fleksibël, ambicizioz dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur;
  • Të ketë leje drejtimi automjeti;
  • Të zotërojë mirë MS Office.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top