• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi (Zbatim)

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e ndërtimit,
është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Inxhinier Ndërtimi (Zbatim)

Përmbledhja e pozicionit:
Inxhinieri i ndërtimit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin,
specifikimet teknike, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Inxhinieri i Ndërtimit ofron suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
  • Kontrollon çështjet e sigurisë në kantier dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionit në fuqi.
  • Organizon, koordinon apo supervizon stafin në varësi për cilësinë e punimeve në kantier si dhe bashkepunon me inxhinierat e tjerë në kantier dhe zyrë.
  • Kontrollon materialet që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore dhe cilësore).
  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.
Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 4 vite si Inxhinier Ndërtimi.
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al
ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top