• Tirane, ofroj vend pune Lead Graphic Designer

SubZero është një agjensi Marketingu Mediash Sociale, e themeluar në 2019.
Me qendër në Tiranë, ekipi ynë zhvillon strategji efektive dhe të përqendruara në rezultatet e marketingut për kompanitë që kerkojne tw zhvillohen.
Ne kemi aftësitë, njohuritë dhe ekspertizën për të këshilluar dhe për të dhënë të gjitha shërbimet e duhura për sa i përket Marketingut Të Mediave Sociale.
Ne ndjekim marrëdhënie të bazuara në transparencë, këmbëngulje, besim të ndërsjellë dhe integritet me punonjësit tanë, klientët dhe partnerët e tjerë të biznesit.

Shërbimet që ne ofrojmë janë:

• Marketing & Consultancy
• Branding & Design
• Social & Website Marketing

SUBZERO ofron pozicionin: Lead Graphic Designer.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Zhvillim/Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së klientit.
  • Prezantim idesh dhe konceptesh të reja në fushën e designit.
  • Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike sipas afateve të përcaktuara.
  • Bashkëpunim dhe koordinim i përditshëm me kolegët.
  • Mbledhje dhe Raport me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara.
KËRKESAT

  • Të jetë kreativ/e, origjinal/e, me një sens të lartë kreativiteti, vizualiteti dhe artisticiteti.
  • Të jetë i/e apasionuar pas dizajnit dhe risive më të fundit.
  • Të njohë shumë mirë paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator)
    (Programe të tjera grafike janë plus për kandidatin/en.)
  • Të jetë i/e kujdesshëm/e ndaj detajeve në përmbylljen e një designi.
  • Të jetë i/e aftë të punojë me afate të shkurtra dhe të sigurojë përfundimin e projekt-porosive ne datën e kërkuar.
  • Të jetë i/e motivuar nga objektivat dhe detyrat e caktuara.
  • Të jetë fleksibël, entuziast/e, konfident/e.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të jetë bashkëpunues/e në punën në grup.
  • Të ketë 3-5 vite eksperiencë të ngjashme.
  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës së huaj Angleze.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në adresën e e-mail: subzero.marketingal@gmail.com ose Whatsapp ne 355684027786

* CV
* Portofolin me punime të mëparshme.


Duke ju falënderuar për konsideratën tuaj ju njoftojmë se vetëm kandidatet që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura do te njoftohen për fazat e intervistimit.
Paga e parashikuar per kete pozicion eshte: 75000 Leke Net.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!
 


Apply WhatsApp
Back
Top