• Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me markat më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm përdisa pozicione

Specialist Kontabiliteti

Përgjegjësia e këtij pozicioni është kontabilizimi korrekt i faturave të blerjes dhe të pagesave respektive në kohë reale. Në mënyrë më specifike:

Përgjegjësitë kryesore:


  • Regjistron në sistem të gjitha faturat e blerjes dhe pagesat për to.
  • Përgatit Librin e blerjeve për cdo muaj, sipas kërkesave ligjore.
  • Rregjistron shpërndarjen e kostove të transportit, taksave doganore etj, në koston e blerjeve të materialeve/mallrave respektiv.
  • Mirëmban regjistrin e aktiveve materiale afatgjata.
  • Përgatit dhe dorëzon raportet mujore të investimeve, të blerjeve dhe të zhvlerësimit të aseteve të kompanisë.
  • Përgatit raportin vjetor të blerjeve.
  • Organizon kontrollin fizik të dokumenteve në bazë mujore dhe arshivimin sistematik të dokumentave.
  • Përgatit analiza apo raporte të ndryshme per menaxhimin.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Kontabilitet.
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në nje rol të ngjashëmnë në lidhje me regjistrimet kontabël të llogarive të shpenzimeve dhe të pagueshme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të përpiktë.
  • Të jetë i/e saktë dhe i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
  • Të njohë Ligjin e Kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor për TVSH dhe Tatimit të të ardhurave.
  • Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.
  • ​Përvoja e punës në sistemet e Microsoft si Navision/Dynamics përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola[/U].al, brenda datës 04 Prill 2021.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
.


Të nderuar aplikantë: Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të derguar CV-në tuaj me qëllim aplikimin për pozicione të reja pune pranë CCBS, jeni të lutur të shtoni në CV-në ose e-mailin tuaj deklaratën e mëposhtme:

“Jap pëlqimin dhe autorizoj CCBS të përpunojë të dhënat e mia personale të pranishme në CV në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, me qëllim rekrutimi”.

Ju bëjmë me dije se në mungesë të këtij autorizimi, aplikimi Juaj nuk do të merret në konsideratë, por do të skualifikohet dhe fshihet menjëherë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Autorizimin ose dëshironi informata shtesë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, mund të kontaktoni personin përgjegjës pranë CCBS në numrin e telefonit 0682019291.

CCBS informon kandidatët se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit online njoftime.com, për pozicione të lira pune, se të dhënat e tyre personale të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”;

CCBS do të ruajë në mënyrë konfidenciale dhe nuk do të tranferojë CV-të e kandidatëve që aplikojnë për pozicione të lira tek ndonjë palë e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të rekrutimit. Në rast se kandidatët nuk do të përzgjidhen për intervistë, CV-të e dërguara prej tyre do të fshihen dhe shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, maksimumi 5 ditë pune nga data e mbylljes së njoftimit, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. CCBS do të përpunojë të dhënat personale vetëm në masën dhe mënyrën e nevojshme që përcaktojnë kërkesat e punës, ose në përputhje me kërkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar.

CCBS mbron të dhënat tuaja personale me teknologji më bashkëkohore të IT-së dhe me sisteme të mbrojtjes fizike. Në përputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gëzon të drejtën që në çdo moment, nëpërmjet një kërkese pranë CCBS në adresën [I]hr@cocacola.al[/I], Ju keni të drejtë që të aksesoni këto të dhena si dhe të kërkoni fshirjen apo korrigjimin e tyre. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit, i cili është bazuar në pëlqimin e dhënë me dërdimin e CV-së pranë CCBS përpara tërheqjes së tij.

 


Apply WhatsApp
Back
Top