• Tirane, kerkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i suksesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Inxhinier Zbatimi. Nëse po kërkoni një skuadër sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Harton dhe zbaton me përpikmëri grafikët e punimeve për secilin projekt.
  • Harton preventiva, libreza masash dhe situacione punimesh në varësi të nevojës së çdo projekti.
  • Ndjek me përpikmëri maksimale koordinimin e procedurave dhe punimeve në kantier në përputhje me projektin e zbatimit.
  • Mbikëqyr kushtet teknike të zbatimit të punimeve në kantier, specifikimet teknike dhe cilësinë e materialeve.
  • Ofron zgjidhje për probleme të ndryshme teknike.
  • Koordinon nevojën për material, makineri dhe punëtori për ecurinë e punimeve.
  • Është përgjegjës për marrjen e masave në bashkëpunim me administratën për respektimin e rregullave të sigurimit teknik në kantiere.
  • Bashkëpunon me pjestarët e tjerë të stafit për realizimin dhe kontrollin e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tekniko- financiar të projektit.
  • Përgatit dhe dorëzon raporte të ndryshme.
  • Detyra të tjera që i caktohen në kuadër të pozicionit të punës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë të paktën mbi 3 vjet eksperiencë pune në punime civile.
  • Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve profesionale si AutoCAD etj.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Te jetë fleksibël dhe i përkushtuar në punë.
  • Të ketë leje drejtimi për përdorim automjeti.
Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al
 


Apply
Back
Top