• Tirane, kerkohet Financier/e

Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i sukesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Financier/e. Kandidati ynë ideal duhet të ketë eksperiencë të mëparshme si financier/e në sektorin e ndërtimit. Nëse po kërkoni të bëheni pjesë e një skuadre sfiduese dhe e njihni rëndësinë e afatave kohore, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Është përgjegjës/e për marrjen e çdo informacioni të nevojshëm për shitjet dhe blerjet për projektet e kompanisë.
  • Pasqyron në programin financiar të gjitha të dhënat e nevojshme duke kontrolluar me përpikmëri faturat, kontratat dhe veprimet e kryera për klientët dhe furnitorët.
  • Kryen rakordime mes klientëve, furnitorëve dhe kompanisë.
  • Mirëmban dosjet për çdo klient, duke përgatitur raporte për kostot dhe investimet në çdo projekt.
  • Rregjistron veprimet e bankës dhe arkës, si dhe kontrollon dokumentacionin e pagesave.
  • Realizon kontabilizime mujore si dhe kontrollon librat e shitjes dhe të blerjes.
  • Kontrollon magazinën dhe gjendjen e inventarit.
  • Përgatit dhe dorëzon raporte financiare për projektet dhe kompaninë.

Kualifikimet e kërkuara

  • Të ketë përfunduar studimet Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune si Financier/e.
  • Të ketë njohuri shumë të mira përdorimi të programeve financiare.
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Te jetë fleksibël dhe i/e përkushtuar në punë.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit.
Të interesuarit janë të lutur të nisin Cv e tyre në adresën info@inovess.al
 


Apply
Back
Top