• Tirane, ofroj vend pune Agjente Shitje HoReCa

Gema Distribution është në kërkim për Agjent Shitje HoReCa Femër.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës;
  • Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi;
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pike;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre;
  • Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në sistemin e shitjes;
  • Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës;
  • Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual;
  • Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik;
  • Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi;
  • Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.

Kërkesat e profilit:

  • Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh);
  • Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, sidomos në HORECAt në tregun shqiptar përbën avantazh;
  • Aftësi të mira komunikuese, tregtimi dhe negocimi;
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren;
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg;
  • Të jetë e gatshme të pershtatet, të marrë përgjegjësi;
  • Të jete e aftë të punojë në grup;
  • Të jetë e aftë të punojë nën presion;
  • Të jetë e aftë të zgjidh problemet ose te rekomandoj zgjidhje për problemet në zonë;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.


Pagesa
Ofrohet pagë bazë + % mbi shitjet. Paketa financiare është shumë e mirë.


Aplikimi
Ju lutemi dërgoni CV-ine tuaj në adresën e e-mail: r.sadiku@gemadistribution.al


Gema Distribution
web: www.gemadistribution.al
Adresa: Rr.Hamid Shijaku, Mbrapa City Park Tirane.
 


Apply
Back
Top