• Fier, ofroj vend pune Finance Kontabilitet

Kualifikimi dhe Eksperienca:

-Diplomë Universitare në shkencat ekonomike.

-Duhet të njohë shumë mirë Standartet Ndërkombëtare të Raportimit

-Duhet të njohë shumë mirë legjislacionin fiskal

-5 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.

-Njohje e gjuhës angleze.

-Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office & programit Financa 5.

-Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.

-Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.

-Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.



Detyrat dhe përgjegjësitë:

-Administron të gjithë kapitalet e kompanisë, monetare dhe fizike, planifikimin e investimeve, vlerave monetare etj.

-Përgatit raportet financiare sipas akteve ligjore në fuqi, rregulloreve dhe bordit të drejtuesve të kompanisë.

-Mbikëqyr rrjedhën e parasë dhe instrumentat financiarë, duke bërë edhe pagesat përkatëse sipas datave të caktuara.

-Bën deklarimet mujore në Institucionin e Tatimeve.

-Shikon raportet përmbledhëse për të përcaktuar bilancet.

-Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet financiare të punonjësve në zyra dhe departamente.

-Përcakton proçedurat për kontrollin e aseteve.

-Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


adresa emaili per te derguar cv tuaja e.doksani@albstar.al






Cel. : 0686405733
 


Apply WhatsApp
Back
Top