• Tirane, ofroj vend pune Inxhiner Ndertimi

“RAFIN COMPANY” sh.p.k kompani ne fushen e ndertimeve te ndryshme , kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar,
me potencial dhe integritet të lartë.


Vend i hapur pune për Inxhinier Ndertimi

Detyrat:

· Kryen rol teknik,organizativ dhe supervisor për projektet në ndërtim;
· Harton preventivat e objekteve të planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania në proces;
· Rivlerëson preventivat për projekte të porositura nga kompania,pas shqyrtimit të projektit dhe aplikon
çmimet për njësi sipas analizave teknike;
· Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës;

Kërkesat për pozicionin e Inxhinierit te Ndertimit :

· Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë eksperience pune min 5-vite
· Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;Autocad,Microsoft Office;
· Të ketë aftësi shumë të mira raportimi;
· Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup;
· Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese;
· Pëparësi kanë kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Te gjithe kandidatet e interesuar dhe qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te ftuar te aplikojne duke derguar CV-ne e detajuar ne shqip me foto bashkengjitur ne adresat e emailit : info@rafincompany.com

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste .
 


Apply
Back
Top