• Tirane, ofroj vend pune Jurist/Perfaqesues Ligjor

Specialist - Jurist per Shoqerite ALKOS GROUP ALBANIA

Detyrat


  • Harton dhe interpreton kontrata dhe marreveshje te ndryshme qe lidh kompania me klientet, furnitoret dhe me cdo pale te trete, sipas objektit/qellimit te saj.;
  • Harton cdo akt ligjor sipas vendimarrjeve te ortakeve/aksionareve te shoqerise;
  • Harton dhe intepreton proceduren ligjore per zgjidhje te marredhenies se punes nga ana e punedhenesit sipas kerkesave te dispozitave ligjore te Kodit te Punes.;
  • Mban ne vemendje saktesine e cdo dokumenti pronesie qe perbejne asete te shoqerise, duke mbajtur nenkontroll rifreskimn e tyre, ne ato raste qe kerkohet dhe eshte e nevojshme per shoqerine;
  • Perfaqeson kompanine prane institucioneve administrative e gjyqesore, dhe ndjek procedurat ligjore te nivelit mesatar duke perfshire pajsjen me vertetime te ndryshme, paraqitjen e kerkesave dhe korespondencat zyrtare, ankimimet, prapsimet, prane ketyre institcioneve shteterore apo private, per çeshtje te caktuara ligjore te veprimtarise se shoqerise;
  • Ndjek ne vazhdimesi ndryshimet ligjore per aq sa i perket ligjit per shoqerite tregtare; Kodit te Punes dhe cdo akt tjeter ligjor dhe nenligjor qe ka lidhje me veprimtarine e shoqerise;
  • Perfaqeson shoqerite e grupit per çeshtje te ndryshme gjygjesore te nivelit mesatar, te llojit: leshim urdheri ezkekutimi; permbushje detyrimi ndaj debitoreve te shoqerise; kerkim shperblim demi, mosmarreveshjet sipas rastit qe lindin nga marredhenia e punes etj., duke perfshire perpilimin e kerkeseave, padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave deri ne perfundimin ligjerisht te ceshtjes.
  • Pergatitjen e dokumentacionit per leje ndertimi / tender / koncesion dhe ndjekja e procedures me institucionet.
  • Mbledh dhe miremban cdo dokument ligjor, pjese e cdo dosje ligjore.

  • Mbledh te dhenat dhe analizon kontekstin e marredhenieve qe duhen rregulluar midis paleve te ndryshme, te nje shoqerie tregtare, te konceptoje kornizen e mire rregullimit te ketyre marredhenieve si dhe te realizoje konkretisht draftimin e akteve, negocimin e kushteve te tyre ndermjet paleve, e deri ne finalizimin, miratimin, dhe regjistrimin e duhur te akteve sipas kerkesave detyruese per zbatim.;
  • Harton çdo akt tjeter te nevojshem qe i kerkohet nga shoqeria;
  • Arkivon dhe protokollon te gjithe dokumentacionin ligjor.


Kerkesat per pozicionin:


  1. Te kete perfunduar arsimin e larte, ne Drejtesi.
  2. Te njohe shume mire legjislacionin Shqiptar e veçanerisht te Drejtes Civile te Procedures Civile, Tregtare, Administrative, Kodit te Punes, Prokurimit Publik etj.
  3. Te kete njohuri shume te mira te programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  4. Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe organizuese;
  5. Te kete eksperince pune ne kete pozicion minimumi 2-3 vite;
  6. Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze;


Per te aplikuar per kete mundesi punesimi, lutemi te dergoni CV-ne tuaj dhe dokumentat e tjere shoqeruese, ne adresen e e-mail-it: o.cela@alkosgroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top