• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Burime Njerezore

Kompania nderkombetare DBS Group, lider ne fushen e konceptimit, zhvillimit dhe prodhimit te veshjeve, kerkon te punesoje:

SPECIALIST I BURIMEVE NJEREZORE

Permbledhje Pozicioni:
Mbeshtet Menaxherin e Burimeve Njerezore ne procesin e rekrutimit, trajnimit, raportimit dhe ndjekjen e detyrave te administrimit & raportimit. Procedon me aplikimet e punonjesve te rinj, Informon punonjesit ne lidhje me rregulloret e brendshme, politikat dhe procedurat, .

Varesia: Per kryerjen e detyrave te tij funksionale, punemarresi ka varesi te drejtperdrejte nga Menaxheri i Burimeve Njerezore dhe Drejtimin.

Qellimi: Realizimi i veprimtarive per nje menaxhim efektiv dhe cilesor te burimeve njerezore ne bashkepunim me Departamentet e tjera, zbatimi i politikave dhe ndjekja e procedurave te punesimit dhe trajnimit te stafit. Specialisti I burimeve njerezore ne menyre koherente zbaton vendimet e bordit drejtues ne lidhje me planin vjetor te punesimeve dhe gjetjen e rrugeve me efektive per te arritur kete plan. Specialisti I HR eshte pergjegjes per zhvillimin e intervistave dhe mbledhjen e kandidaturave te pershtatshme per vendet vakante.

Kerkesat e profilit:
• Te zoteroj Diplome Universitare Shkenca Ekonomike, ose Menaxhim te Burimeve Njerezore.
• Te kete pervoje pune minimalisht 3 vite dhe njohuri shume te mira ne Menaxhimin e Burimeve Njerezore;
• Te njohe mire Kodin e Punes dhe legjislacionin qe lidhet me maredheniet e punes
• Te kete aftesi te punuarit ne grup
• Te kete aftesi ne perdorimin e kompjuterit dhe zoterim shume i mire i paketes Office

Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore:
• Harton dokumentacionin e nevojshem per proceduren e rekrutimit te stafit sipas legjislacionit ne fuqi
• Administron dokumentacionin e personelit.
• Pergatit dhe mban dosjet e te gjithe personelit sipas akteve ligjore e nenligjore ne fuqi.
• Hedh ne program punet e kryera nga punetoret nje dite me pare
• Ndihmon ne procesin e vleresimit te performances duke respektuar proceduren e vleresimit te performances (ne perfundim te periudhes se proves dhe ne fund te vitit). Vlereson dhe rishikon performancen e punonjesve, duke u siguruar per nje proces te drejte te vleresimit;
• Nen drejtimin e Drejtorit te Burimeve Njerezore dhe ne bashkepunim me drejtuesit/eproret e departamenteve te tjera harton pershkrimet e punes per te gjithe specialistet/punonjesit.
• Evidenton dhe raporton ne menyre ditore mungesat dhe aresyet e ketyre mungesave
• Kryen detyra te tjera perkatese qe i caktohen nga Drejtimi ne zbatim te rregullores se institucionit.



Te interesuarit te dergojne cv e tyre ne adresat e meposhtme brenda dates 31/03/2021
info@dbsalbania.com,punesim@mail.com

Vetem individet e perzgjedhur do te njoftohen nga kompania


Cel. : 0696939749



Cel. : 0696939749
 


Apply WhatsApp
Back
Top