• Tirane, ofroj vend pune Eksperte ne sigurine Kibernetike

Momentum Group kërkon të zgjerojë stafin me Specialiste e sigurisë Kibernetike.


  • Objektivat Paresore
Kryen vlerësime dhe analiza lidhur me kërcënimet për sigurinë e informacionit, dhe impaktin e tyre në aplikacionet e IT, në sistemet informatike, në infrastrukturë, në kanalet e komunikimit duke u bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira. Rekomandon dhe implementon zgjidhje per forcimin e sigurise se informacionit ne sistemet e kompanisë.


  • Rolet Kyçe & pergjegjesite
• Menaxhon dhe heton incidentet lidhur me sigurinë e informacionit dhe përmirëson planin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike
• Siguron që të gjitha pajisjet fundore janë në përputhshmëri ndaj standarteve të sigurisë me përditësimet më të fundit, antivirus, eleminimin e pikave të dobta etj
• Implementon dhe administron zgjidhje për sigurinë e infrastrukturës informatike si IPS / IDS, SIEM, Antivirus, Vulnerability Scanner dhe zgjidhje të tjera lidhur me sigurinë e informacionit.
• Koordinimi me departamentet e tjera dhe komunikimi lidhur me koncepte për sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike
• Merr pjesë në hartimin, vendosjen, menaxhimin dhe përmirësimin e infrastrukturës informatike
• Bashkëpunon me ekipe të ndryshme në Departamentin e IT për të gjetur dhe propozuar zgjidhje që plotësojnë nevojat e biznesit
• Kryen kontrolle periodike lidhur me rishikimin të drejtat të përdoruesëve


  • Experienca dhe Edukimi
• Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri elektronike, Siguri e Informacionit ose diplome ne sigurine Kibernetike.
• Dy vjet përvojë minimale në fushën e sigurisë duke përfshirë eksperiencën në çështjet e sigurisë kibernetike dhe në atë të sigurisë për infrastrukturën e rrjetit.
• Njohuri të mira në fushën e sigurisë së informacionit, menaxhimit të projekteve, aplikacioneve të biznesit, sistemeve të bazës së të dhënave, infrastrukturës së rrjetit, operacioneve të sistemeve të informacionit, mirëmbajtjes
• Kërkohet niveli i avancuar i gjuhës angleze
• Aftësia për të komunikuar koncepte teknike dhe të lidhura me sigurinë me përdorues të cilët kanë ose jo njohuri teknike.
• Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe gojë.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me mbikëqyrje minimale ose si pjesë e ekipeve të integruara.



Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë CV-në në adresën contact@momentumgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top