• Tirane, ofroj vend pune Financiere/Kontabiliste

supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Financiere / Kontabiliste, pjesë e Departamentit të Financës.

Përmbledhje e Pozicionit:Përgjegjës për kryerjen e regjistrimeve kontabël në përputhje me politikat dhe procedurat e pranuara, kryerjen e kontrolleve të llogarive kontabël bazuar në sistemet e kontrollit të përcaktuara në procedurat e kontabilitetit deri në hartimin e bilancit të shoqerisë, nën drejtimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Finances.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Regjistrimi i të gjithë veprimeve kontabël që kanë të bëjnë me aktivitetin e shoqërisë.
  • Kontroll i dokumentacionit për blerje mallra/shërbime në përputhje me rregullat e mbështetur në legjislacionin tatimor dhe procedurat e brendshme te kompanise, mbajtja e informacionit të detajuar në lidhje me to.
  • Kontrolli i llogarive kontabël, përgatitja e raporteve të detajuara për cdo llogari që raporton te zërat mjete dhe detyrime të tjera, si dhe kontrolli i zërave të ndryshëm të bilancit dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Te ketë njohuri në lidhje me gjithë shpenzimet e ndryshme adminsitrative dhe regjistrimin e tyre sipas Standarteve dhe legjislacionit tatimor në fuqi.
  • Te ketë njohuri mbi raportimet në organet tatimore dhe kryerja e pagesave për detyrimet tatimore sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor.
  • Rakordim me furnitorët dhe kryejen e pagesave në bankë;
  • Asistencë në përgatitjen e pasqyrave të të ardhurave dhe shpenzimeve (mujore ose tre mujore) ;
  • Realizimi i deklarimeve online të taksave dhe tatimeve të subjektit duke respektuar legjislacionin dhe udhezimet e tij ;
  • Pjesëmarrje në organizime të ndryshme profesionale të cilat zhvillohen në formën e seminareve, leksioneve mbledhjeve për përditësimin e informacionit mbi ndryshimet ligjore ;
  • Monitorimi i operacioneve të përditshme financiare brenda kompanisë, të tilla si lista e pagave, faturimi dhe transaksione të tjera ;
  • Ndjekje të statusit financiar dhe performancës së kompanisë për të identifikuar fushat për përmirësim të mundshëm ;
  • Përgatitja dhe paraqitja e raporteve financiare tek anëtarët e bordit, palët e interesuara, drejtuesit dhe klientët në takimet zyrtare ;
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës në funksion të rolit.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik, preferohet dega Financë;

- Eksperiencat e punës: Minimum 5 vjet përvoje pune në fushën e Financë - Kontabilitetit në pozicion të ngjashëm;

- Kualifikime të tjera:
  • Njohuri të sistemit Financa 5 ;
  • Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit
  • Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve.Korrekt në marëdhenie me palë të treta.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point) ;
  • Metodik dhe i organizuar ;
  • Ndershmëri dhe integritet ;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 31.03.2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top