• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh

Pozicioni i kërkuar:
SWISSMED shpk kërkon një Përfaqësues Shitjes me aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe me angazhim aktiv në raport me klientët.

Përgjegjësitë:
  • Të prezantojë dhe të shesë produktet e kompanisë tek klientët e rinj dhe ekzistues.
  • Të krijojë mardhënie pozitive me klientët.
  • Të japë zgjidhje problematikave të ndryshme që ndikon në kënaqësinë e klientit.
  • Të arrijë rezultate të kënaqshme duke plotësuar objektivat e shitjeve të vendosura.
  • Të vizitojë dhe të ndjekë sitematikisht hartën e klientëve ekzistues dhe atyre potencial.
  • Të kordinojë aktivitetin e shitjeve dhe të plotësojë raporte javore.
  • Të jetë i gatshëm për të mësuar produkte dhe teknologji të reja.
  • Të jetë aktiv në promovimin e produkteve të reja.
Kërkesat:
  • Eksperienca të ngjashme janë avantazh.
  • Të jetë i motivuar për të punuar në grup dhe i drejtuar nga përmirësimi i vazhdueshëm.
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Office.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të jetë i besueshëm.
  • Të ketë aftësi të mira organizimi dhe plotësimi i detyrave të caktuara në kohë.
  • Të jetë i gatshëm për detyrat që do ti ngarkohen.
  • Të jetë i gatshëm për fleksibilitetin e orarit të punës.
  • Të jetë i aftë të krijojë raport afatgjatë me klientët.
  • Diploma në marketing është avantazh.
Çfarë ofrojmë:
  • Mundësi për punësim afatgjatë.
  • Mundësi për analiza diagnostikuese të stafit me zbritje.
  • Bonus mbi realizimin e objektivave.
  • Mundësi trajnimi i vazhdueshëm në fushën e diagnostikës.
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit
Email: swissmed@swissmed.al
Tel: 0355 42420443
 


Apply WhatsApp
Back
Top