• Tirane, ofroj vend pune HR

PAJTONI CENTER qendra me e madhe qe perfshin arredimin total te shtepis tuaj me Brandet me te njohura nderkombetare si ENZA HOME, SCHAFER, Marinelli Home, PAJTONI CERAMICA dhe PAJTONI HOME.

PAJTONI CENTER shpall pozicionin vakant human resources

Detyra dhe Përgjegjësi:
  1. Të planifikojë dhe të implementojë proceset e rekrutimit për punonjësit e kompanisë;
  2. Të kryejë procesin e intervistimit/selektimit dhe të krijojë një databazë për të dhënat e marra gjatë intervistës;
  3. Të përgatisë dhe të administrojë dosjen personale si dhe dokumentacionin e çdo punonjësi;
  4. Të plotësojë të gjithë procedurat e nevojshme të rekrutimit/ largimit të punonjësve;
  5. Të monitorojë dhe këshillojë stafin për t'u përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe bashkëpunimin;
  6. Të përgatisë, ndjekë dhe të zhvillojë procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve në të gjitha nivelet;
  7. Menaxhon procesin e Borderove, nga perpilimi deri ne miratimin dhe kryerjen e pagesave per te gjithe stafin;
  8. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.
Kërkesat:
Eksperiencë dhe aftësi të konsoliduara për të udhehequr procese rekrutimi;
  • Eksperiencë dhe aftësi të konsoliduara për të ndertuar ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike marketing@pajtonicenter.al

Afati i dorëzimit:31.07.2021
 


Apply
Back
Top