• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Prokurimi

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Specialist/e Prokurimi
Departamenti: Prokurimeve dhe Logjistikës
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Prokurimit organizon procesin e tenderit, analizon ofertat dhe kostot totale, negocion detajet e kontratës dhe ofron zgjidhje për kompaninë që të përfitojë kostot, cilësinë dhe afatet më të mira për shërbimet, mallrat dhe punimet.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Realizon blerjet në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin më të mirë, brenda afateve dhe duke siguruar saktësi dhe cilësi të procesit të prokurimit për të ofruar vlerën më të favorshme për kompaninë;
  • Identifikon dhe kryen kërkim tregu dhe vlerësim të furnitorëve bazuar mbi çmimin, cilësinë, kapacitetet teknike, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes dhe reputacionin e furnitorit;
  • Përgatit dokumentacionin e tenderit sipas specifikimeve të dërguara dhe kryen komunikimin e këtyre proceseve sipas procedurave të Kompanisë dhe Grupit;
  • Analizon ofertat financiare dhe përgatit raportin e procesit të prokurimit dhe jep rekomandimet përkatëse për të përcaktuar ofertën më të favorshme;
  • Monitoron lëvrimet e mallrave për tu siguruar se dorëzimi kryhet në kohë dhe ndjek zgjidhjen e problemeve përkatëse për vonesat;
  • Komunikon statusin e porosive me Manaxherin e Projektit dhe kantierit për tu siguruar se janë zbatuar grafikët e dorëzimit të mallrave/materialeve;
  • Protokollon çdo proces prokurimi në formë elektronike dhe krijon dhe ruan kopjet fizike në kohë dhe me saktësi, si dhe siguron që proçedura e prokurimit kryhet në sistemin NAV që përdoret për tendera;

  • Plotëson informacionin e kontratave në përputhje me politikat dhe proçedurat e kompanisë;
  • Analizon tregun dhe përditëson informacionin në databazën e furnitorëve dhe nënkontraktorëve sipas objektit të aktivitetit;
  • Propozon dhe zbaton me rigorozitet politikat, proçedurat e prokurimeve në nivel kompanie dhe grupi;
  • Ndjek të gjitha panairet lokale dhe ekspozitat rreth industrisë së ndëtimit për të marrë më shumë njohuri;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori;

Edukimi: Të zotërojë diplomë në degët Inxhinieri Ndërtimi ose Ekonomik

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;

  • Aftësi analitike për të punuar me furnizues të shumëfishtë, përcaktuar marrëveshjet më të mira për kompaninë dhe vlerësuar pro dhe kundra për secilën ofertë bazuar në çmimin, cilësinë, shpejtësinë e dërgimit e faktorë të tjerë;
  • Aftësi të mira negociuese dhe bashkëpunuese me furniorët për të krijuar marrëveshjet më të mira;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e furnitorëve;
  • Aftësi shumë të mira organizative, duke përfshirë planifikimin e punës dhe vendosjen e prioriteteve;
  • Aftësi për tu orientuar tek detajet;
  • Afësi për zgjidhjen në mënyrë efikase të problematikave që mund të rezultojnë gjatë punës;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë;
  • Njohuri të mira të tregut në fushën e blerjeve dhe prokurimeve;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Të zotërojë patentë të vlefshme drejtimi të automjetit;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në linkun https://bit.ly/3e25DeU

Afati i dorëzimit: 16/03/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top