• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER BLERJE (per importet)

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një grup të suksesshëm tregtar, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

MENAXHER BLERJE
(per importet)



DETYRAT E POZICIONIT
- Perzgjedh dhe propozon furnitore potenciale qe permbushin kerkesat dhe kushtet e kompanise
- Propozon cmimet optimale per produkte si pllaka, hidrosanitare etj dhe eshte pjese e diskutimeve & vendosjes se tyre.
- Ndjek dhe lehteson procesin e hyrjes se produkteve te reja ne pakice e shumice dhe trajnon shitjet ku eshte e nevojshme per gamen e produktit qe mbulon.
- Analizon dhe nderton raporte te ecurise se produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje per te permiresuar rezultatet
- Njeh pozicionimin e konkurrences ne treg dhe nivelin e te njejtave produkte ne tregjet e huaja.
- Eshte ne kontakt te vazhdueshem me furnitoret e kategorise, mban nen kontroll stokun e kategorise dhe ndjek statusin e porosise.
- Ndjek projekte te caktuara ne bashkepunim me Furnitorin dhe Menaxherin e Shitjes




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet minimalisht të paktën 3 vite eksperiencë pune ne te njejtin profil. Te avantazhuar kandidatet qe kane nje portofol pothuajse te gatshem per furnitore, kontakte nga Kina, Spanja dhe Europa.
Aftësi:
- Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [B][COLOR=#558e0a]rekrutime@dimensionhr.al[/COLOR][/B]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top