• Lezhe, ofroj vend pune Bukëpjekës

supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Bukëpjekësit për qytetin e Lezhës.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Merr porosinë nga klientët për llojin dhe formën e bukës që do të prodhojë;
  • Bën preventivin e materialeve të duhura për prodhimin e brumit për sasinë e produktit të kërkuar;
  • Siguron lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit të kërkuar;
  • Bën pjekjen e produktit në temperaturën dhe kohën e duhur sipas specifikave të bukës që do prodhohet;
  • Bën prerjet dhe ambalazhimet e nevojshme;
  • Ruan produktet dhe lëndën e parë në kushtet e duhura;
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 3 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  • Mosha nga 30 deri në 50 vjeç

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top