• Lezhe, ofroj vend pune Sistemues ne market

supermarket_bioju_cover.jpg


Supermarketi BioJu,
pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri
i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.

Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në rritje, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Sistemuesit në market në qytetin e Lezhës.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo frigoriferë;
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri apo financieri;
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
  • Mban pastër marketin, frigoriferët dhe raftet;
  • Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kane nevoje;
  • Mban shënim kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe ve ne dijeni menaxherin per to;
  • Ndihmon ne ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve;
  • Njeh produktet dhe i promovon ato tek klienti;
  • Detyra të tjera të caktuara nga eprori përkatës.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
  • Mosha nga 25 deri në 40 vjeç
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top