• Lezhe, ofroj vend pune Financiere Supermarketi

supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Financiere Supermarketi në qytetn e Lezhës.

Përmbledhje e Pozicionit: Financieri është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve të shitjes, regjistrimin e faturave të shitjes në sistemin Financa 5, rakordimin e arkave dhe veprimeve të tjera të kryera në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e departamentit të Financës në Zyrën Qëndrore.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve në programin Financa 5 në afatet dhe cilësinë e kërkuar ;
  • Kryen veprimin kontabel për arkëtimin e xhiros ditore në sistemin Financa 5 dhe kontrollon në mënyrë të përditshme mbylljet e kasave dhe rakordimin e CASH-it me regjistrimet në sistem ;
  • Përgatit dhe kuadron Librin e shitjeve të Dyqanit përkatës si dhe regjistron faturat në Financa 5 në kartelat përkatëse ;
  • Mbikqyrë dhe udhëzon kasieret e supermarketit për veprime që duhet të kryejnë në lidhje me mbylljet dhe rakordimin e kasave dhe Cash-it fizik si dhe për cdo detaj tjetër në lidhje me veprimet qe kryhet ne kasen fiskale ;
  • Të bëjë kontrollin e Transfertave të mbetura pezull që i perkasin dyqanit (Transferta ne hyrje dhe Dalje) dhe informon cdo tre ditë Menaxherin e Supermarketit përkates duke i dorëzuar dhe Listen e Transfertave pezull.
  • Detyra të tjera të ngarkuara në funksion të rolit.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance
- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
- Kualifikime të tjera:

  • Njohuri të sistemit Financa 5 ;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point) ;
  • Metodik dhe i organizuar ;
  • Ndershmëri dhe integritet ;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top