• Tirane, ofroj vend pune Sanitare

AlbPastrim,kompani pastrimi që merret me administrimin dhe me pastrimin e ambienteve publike dhe private, kërkon të punësojë:

"Sanitare"

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  1. Kryen pastrimin e ambjenteve, pëlhurave, tualeteve etj.
  2. Ndjek të gjitha rregullat e shëndetit dhe të sigurisë në punë
  3. Bën pastrimet duke përdorur detergjentët e përshtatshëm
  4. Respekton normativat e konsumimit të detergjentëve dhe të materialeve të tjera të konsumit të vendosura nga kompania
  5. Mban përgjegjësi materiale për paisjet dhe mjetet e punes qe ka në ngarkim
  6. Respekton, në veçanti, rregullat e edukatës dhe të mirësjelljes në komunikim me punonjësit e kompanisë dhe të objektit ku do të punojë
  7. Është e disponueshme që të punojë në objektet që caktohet


Kualifikimet dhe Kerkesat

1. Të ketë të paktën 1 vit eksperience pune si sanitare
2. Të ketë jetë e rregullt, e përgjegjshme, korrekte në punë
3. Të jetë e gatshme për të punuar në objekte të ndryshme


Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email: hr@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa: “Mall of Tirana” Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27,
Kashar

“Informacioni personal që do të paraqisni përmes aplikimit tuaj, do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e informacionit personal, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit( Nr. 9887, datë 10.03.2008)” Për Mbrojtjen e Informacionit Personal
 


Apply WhatsApp
Back
Top