• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Burimesh Njerezore

Prej 19 vitesh dallohemi në tregun Shqipëtar për cilësinë maksimale që u ofrojmë klientëve, për bashkëpunimin e fortë më Fermerët dhe për përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë. LUFRA kompania me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, por edhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë, aktualisht kërkon të punësojë një Menaxher Burimesh Njerezore, I/E cila do të ponojë me orar të plotë pranë Departamentit të Marketingut në zyrat qëndrore në Tiranë.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
[h=5]Nën supervizimin direkt të Administratorit të Përgjithshëm, Menaxheri/ja i/e Burimeve Njerezore është përgjegjës direkt për të gjitha aktivitet dhe funksionet e punonjësve në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore, si: rekrutimet, përzgjedhjet, trajnimet, performancën dhe pagat.[/h]
Detyrat dhe Përgjegjësitë
[h=5]Menaxheri i Burimeve Njerëzore punon pranë zyrave qëndrore Tiranë, nën supervizimin e Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:[/h]
  1. Të planifikojë dhe të implementojë proceset e rekrutimit për punonjësit e kompanisë;
  2. Të kryejë procesin e intervistimit/selektimit dhe të krijojë një databazë për të dhënat e marra gjatë intervistës;
  3. Të përgatisë dhe të administrojë dosjen personale si dhe dokumentacionin e çdo punonjësi;
  4. Të plotësojë të gjithë procedurat e nevojshme të rekrutimit/ largimit të punonjësve;
  5. Të monitorojë dhe këshillojë stafin për t'u përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe bashkëpunimin;
  6. Të përgatisë, ndjekë dhe të zhvillojë procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve në të gjitha nivelet;
  7. Menaxhon procesin e Borderove, nga perpilimi deri ne miratimin dhe kryerjen e pagesave per te gjithe stafin;
  8. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi dhe/apo Leadership; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në Burime Njerezore. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Burime Njerezore dhe/apo fusha të lidhura me Burimet Njerezore.
Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 4 vjet. Përben avantazh eksperienca në industrinë e “Consumer Goods”, duke i dhënë prioritet eksperiencës në Industrinë e prodhimit dhe tregtimit te mallrave ushqimorë;
Aftësi:

  • Eksperiencë dhe aftësi të konsoliduara për të udhehequr procese rekrutimi;
  • Eksperiencë dhe aftësi të konsoliduara për të ndertuar ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Navision dhe MS Office;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Lufra nëpërmjet e-mailit:

  1. Me e-mail: hr@lufra.al
 


Apply
Back
Top