• Java Developer

I. Detyra dhe përgjegjësi kryesore:

  • Kryen detyrat e ngarkuara sipas afateve ditore/javore/mujore/vjetore të përcaktuara nga drejtuesi i skuadrës, manaxheri i projektit ose eprori i drejtpërdrejtë.
  • Të ketë një komunikim profesional me kolegët, eprorët dhe klientët e kompanisë.
  • Të rritet profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme në teknologjinë që zotëron ose ato që i caktohen.
  • Të evidentojë problematikat, të trajtojë zgjidhjen e tyre ose adresimin tek eprori.
  • Të pranojë/japë kritika/sugjerime si mjet komunikimi objektiv, për t’u përmirësuar profesionalisht dhe rritur cilësinë e punës.
II. Detyra specifike:

  • Bashkëpunon me ekipin e projektit për të përcaktuar dizajnin dhe kodin burimor në përputhje me kërkesat e biznesit dhe të sistemit.
  • Teston kodin e zhvilluar dhe sigurohet që operon sipas standardeve më të mira dhe në harmoni të integruar me pjesët e tjera të kodit.
  • Dokumenton kodin e bërë sipas metodologjisë së aprovuar nga kompania, duke siguruar që të ketë një “knowledge transfer” të përhershëm me grupin dhe kolegët.
  • Ndjek aktivitetet e zhvillimit të aplikacioneve ndërfunksionale për të arritur objektivat e projektit.
  • Sigurohet që produktet e zhvillimit të aplikacioneve të realizohen brenda afateve kohore dhe me cilësi të lartë.
  • Rekomandon praktikat dhe mjetet më të mira për zhvillimin e duhur të aplikacioneve.
III. Njohuritë dhe aftësitë e nevojshme:

  1. Diplomë Master në Shkenca kompjuterike, Inxhinieri Informatike ose të ngjashme.
  2. Të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë programim në teknologjitë e renditura më poshtë.
  3. Njohuri shumë të mira në programim në Java (Certifikimi OCA/OCP është avantazh).
  4. Aftësi për të analizuar dhe dizenjuar sisteme komplekse me zgjidhje optimale.
  5. Aftësi për modelim të databazave komplekse dhe efektiv në analizimin e problemeve.
  6. Eksperiencë në ndërtimin e aplikimeve web të sigurta: autentikim I përdoruesit, akses i kontrolluar nga roli, arkitektura n-tier, enkriptim db/file, teknikat e validimit.
  7. Eksperiencë me aplikacionet web në ambientet clustered, multi-component, multi-threaded.
  8. Eksperiencë me unit testing.
  9. Aftësi të shkelqyera në gjuhën angleze – në të folur dhe të shkruar.

Njohuritë mbi teknologjinë Java konsistojnë:

Languages: Java, HTML, CSS, Javascript, SQL
Development Framework: Spring, Spring MVC, SpringBoot, Spring Security, JPA Hibernate, Angular JS, Apache Log 4J, Apache Camel, Apache Maven
Web Services: REST API, RESTful
Databases: Oracle, Mysql, PostgreSQL,
Integrated Development Environment: Eclipe, Netbeans, STS
Testing: JUnit, Selenium
Application Servers: Tomcat, Glassfish
Versioning: GIT
 
Back
Top