• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës Logjistike

Përshkrimi

Alkos Group, shpall të lirë pozicionin e punes: Përgjegjës Logjistike

Përgjegjësi i Logjistikës është përgjegjës për plotësimin e nevojave operative të njësive të biznesit; për planifikimin dhe manaxhimin e të gjithë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit. Detyrat

Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe cilësinë e shërbimit/shpërndarjes;
Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit dhe shpenzimin e karburantit;
Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës;
Kualifikimet

Diplomë Universitare në Ekonomik, Menaxhim;
Eksperiencë jo më pak se 2 vite pune në departamentin e logjistikës;
Aftësi të mira njohëse të gjuhës Angleze;
Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
Aftësi shumë të mira të paketës MS Office;
Patentë klasi B.
Shënime


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: o.cela@alkosgroup.al

Aplikimet mbyllen më
15 Mars 2021
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top