• Tirane, ofroj vend pune Specialist - Jurist per Shoqerite e Grupit Aiba


Specialist - Jurist per Shoqerite e Grupit Aiba

Detyrat

  • Harton dhe interpreton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe me cdo pale te trete, perfshire institucionin bankar, sipas objektit/qellimit te saj.
  • Harton cdo akt ligjor sipas vendimarrjeve te ortakeve/aksionareve te shoqerise;
  • Harton dhe intepreton proceduren ligjore per zgjidhje te marredhenies se punes nga ana e punedhenesit sipas kerkesave te dispozitave ligjore te Kodit te Punes.
  • Mban ne vemendje saktesine e cdo dokumenti pronesie qe perbejne asete te shoqerise, duke mbajtur nenkontroll rifreskimn e tyre, ne ato raste qe kerkohet dhe eshte e nevojshme per shoqerine.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative e gjyqesore, dhe ndjek procedurat ligjore te nivelit mesatar duke perfshire pajsjen me vertetime te ndryshme, paraqitjen e kerkesave dhe korespondencat zyrtare, ankimimet, prapsimet, prane ketyre institcioneve shtetërore apo private, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Te ndjeke ne vazhdimesi ndryshimet ligjore per aq sa i perket ligjit per shoqerite tregtare; Kodit te Punes dhe cdo akt tjeter ligjor dhe nenligjor qe ka lidhje me veprimtarine e shoqerise;
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore te nivelit mesatar, te llojit: leshim urdheri ezkekutimi; permbushje detyrimi ndaj debitoreve te shoqerise; kerkim shperblim demi, mosmaarreveshjet sipas rastit qe lindin nga marredhenia e punes etj., duke perfshire përpilimin e kerkeseave, padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave deri ne perfundimin ligjerisht te ceshtjes.

  • Të mbledhe dhe mirembaje cdo dokument ligjor, pjese e cdo dosje ligjore.

  • Te mbledhë të dhënat dhe analizojë kontekstin e marrëdhënieve që duhen rregulluar midis palëve të ndryshme, të një shoqerie tregtare, të konceptojë kornizën e mirë rregullimit të këtyre marrëdhënieve si dhe të realizojë konkretisht draftimin e akteve, negocimin e kushteve të tyre ndërmjet palëve, e deri në finalizimin, miratimin, dhe regjistrimin e duhur të akteve sipas kërkesave detyruese për zbatim.
  • Të realizojë (si pjesë e grupit të punës) konceptimin e sistemit të manaxhimit të riskut brenda një shoqerie tregtare, duke ngritur kornizën e manaxhimit të riskut dhe vënien në funksionim.
  • Të dëshirojë të mësojë akoma më shumë (in-depth) si dhe të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet në fushat e mësipërme.
  • Te raportoj direkt tek eprori per cdo situate konkrete apo problem ligjor dhe intepretimin individual mbi realizimin dhe zgjidhjen e tyre.

Kualifikimet


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi;
  • Të ketë të paktën 3- 5 vjet eksperiencë pune si Jurist/e;
  • Te kete eksperience në çeshtjet sipas pershkrimit te detyrave me lart;
  • Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office''.;
  • Të zotrojë në nivel të mire gjuhën Angleze dhe Italiane;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: info@ecomarket-al.com
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.
 


Apply
Back
Top