• Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Elektrik koordinon të gjitha Punimet elektrike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në një kantier ose në shumë kantiere. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve elektrike të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Aprovon materialet që implementohen në kantier;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Harton, mbikëqyr dhe mirëmban në mënyrë periodike sistemin e instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
  • Përgatit dosjen për leje në institucionet përkatëse, në kohën e duhur;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga supervizorët përkatës;
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Elektrike

Kualifikime të tjera:
  • Të paktën 5 -7 vjet eksperiencë pune;
  • Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, sistemet e zjarrit dhe kundra vjedhjes;
  • Aftësi në koordinimin e punimeve elektrike;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperiencë në CAD dhe MS, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet elektrike është avantazh;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link https://bit.ly/3jOe1PQ

Afati i dorëzimit: 01/03/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top