• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Blerjesh

Prej 19 vitesh dallohemi në tregun Shqipëtar për cilësinë maksimale që u ofrojmë klientëve, për bashkëpunimin e fortë më Fermerët dhe për përkujdesjen e veçantë ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë. LUFRA kompania me fabrikë në Lushnje, Rrogozhinë dhe një fabrikë uji në Dukat, Vlorë, por edhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë, aktualisht kërkon të punësojë një Menaxher/e Blerjesh, I/E cila do të ponojë me orar të plotë pranë Departamentit të Blerjeve në zyrat qëndrore në Tiranë.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Ekzekutimi i Blerjeve dhe porosive në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm dhe me saktësi maksimale. Raporton tek Administratori i Përgjithshëm.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
[h=5]Menaxheri/ja i/e Blerjeve punon pranë zyrave qëndrore nën supervizimin e Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:[/h]
  1. Protokollimi i blerjeve në kohë dhe me saktësi;
  2. Përpilimi i grafikut të blerjeve, monitorimi i progresit dhe hartim i një plani të rifreskuar;
  3. Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emri dhe historia e furnitorit;
  4. Analizimi i çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe çdo të dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mire;
  5. Negocion, rinegocion dhe administron kontratat me furnitorët, vendorët dhe përfaqësues të tjerë;
  6. Monitoron ngarkesat për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;
  7. Komunikon statusin e porosive me ndihmën e Fabrikës për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;
  8. I lokalizon furnitorët e materialeve/pajisjeve dhe i interviston ata për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;
  9. Ndihmon në kontrollimin e buxhetin të departamentit të blerjeve;
  10. Ndihmon në hartimin dhe rishikimin e neneve të kontratave të porosive të blerjeve, në përshtatje me politikat e kompanisë;
  11. Mbikqyr dhe analizon tregun dhe sistemet e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërine e materialeve/pajisjeve aktualisht dhe në të ardhmen;
  12. Zhvillon dhe zbaton udhëzimet Administratorit, politikat dhe procedurat e shoqërisë;
  13. Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhe nënkontraktorët;
  14. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Prokurime dhe/ose Marketing.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
Aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Office;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:

  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Lufra nëpërmjet e-mailit:

  1. Me e-mail: hr@lufra.al
 


Apply
Back
Top