• Tirane, ofroj vend pune për Menaxherë Sektori

SHOP MANIA – Pozicione Vakante për Menaxherë Sektori.
Ke dëshirë të mësosh një profesion të paguar mirë si ai i Menaxherit të Sektorit?
Ke mbaruar shkollën e lartë dhe ke provuar disa punë por asnjëra nuk të ka përmbushur?
Komunikimi është arma jote e fortë?
Je social dhe të pëlqen të punosh në grup?
Ke punuar edhe më parë në shitje por jo në kompaninë e duhur?

Eja në SHOP MANIA dhe përfito nga mundësia për tu rritur profesionalisht dhe financiarisht në nivele të paimagjinueshme.


PËRGJEGJËSITË:
  • Të zhvillojë parkun e furnitorëve dhe listën e produkteve.
  • Të krijojë marrëdhënie konstruktive biznesi me furnitorët.
  • Të azhornojë gjendjen e magazinës në mënyrë periodike me furnitorët përkatës.
  • Të kryejë foto dhe video prezantime të produkteve.
  • Të menaxhojë profilet përkatëse të rrjeteve sociale.
  • Të jetë I kordinuar në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë departamentet.
  • Të analizojë potencialin e tregut dhe të shfrytëzojë të gjithë kanalet e shitjeve.
  • Të analizojë feedback-un e klientëve për një përmirësim të vazhdueshëm të teknikave të shitjes dhe përqasjes me klientët potencialë.
  • Të arrijë objektivat e shitjes.
KUALIFIKIMET:
  • Të ketë mbaruar studimet e larta në një prej Degëve të mëposhtme:
    • Elektronike/IT
    • Arkitekturë
    • Industri Tekstile
    • Farmaci/Infermieri
    • Gazetari
    • Administrim Biznesi
    • Marketing

  • Të ketë eksperiencë në Shitblerje dhe Marketing
  • Etikë të lartë komunikimi Verbal dhe të Shkruar
  • I pajisur me aftësi negociuese dhe bindëse për të arritur objektivat e kërkuara.
  • Njohuri të mira teknike për përzgjedhjen e duhur produkteve.
  • Të jetë tepër energjik, i vetëmotivuar dhe ambicioz.
  • I vëmendshëm kundrejt detajeve.
Ofrojmë:
•Kushte Komode dhe Ambient Dinamik pune
•Pagë Fikse + Përqindje të Shitjeve
•Shpërblim/Bonuse në varësi të rezultateve
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion:
Vizitoni www.shopmania.com.al për më tepër informacion.
 


Apply
Back
Top