• Tirane, ofroj vend pune Junior Java Developer

Service Factory Shpk, është një kompani me një eksperiencë 5 vjecare në fushën e Teknologjisë së Informacionit, e specializuar në implementimin e teknologjive të fundit, integrimin e sistemeve informatike, duke ofruar konsulencë teknike dhe suport shërbimesh për bankat, siguracionet, industrinë dhe institucionet publike.

Service Factory Shpk, kërkon të punësojë Junior Java Developer me kohë të plotë.
Kandidati duhet të shprehet i gatshëm të mësojë dhe të punojë ngushtë me ekipin aktual në projekte të vazhdueshme ose të reja. Kandidati do të jetë pjesë e programeve të rritjes dhe zhvillimit të aftësive profesionale në mënyrë të vazhdueshme.

Kriteret e nevojshme:



  • Njohuri të mira të OOP (Object-Oriented Programming).
  • Njohuri bazë në Java.
  • Njohuri bazë të SQL dhe mbi bazat e të dhënave relacionale RDBMS (Oracle, SqlServer…).
  • Gjuha italiane përbën avantazh.
  • I aftë të punojë në grup.

Në Service Factory ne investojmë në ekipin tonë në një rrugë afatgjatë të karrierës dhe ne presim që të gjejmë kandidatë të cilët janë të etur të mësojnë dhe të rriten profesionalisht brenda kompanisë.

Kontakt: Na kontaktoni dhe dërgoni cv tuaja në adresën email: info@servicefactory-al.com
 


Apply
Back
Top