• Sarande, ofroj vend pune AGJENT SHITJE

ALKOS Group me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12 dhe me një eksperiencë 15 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e Import-Eksportit, për një nga Shoqëritë e Grupit, kërkon të punësojë:
Agjent Shitje per zonen Gjirokaster –Tepelene - Permet - Sarande


Detyrat dhe përgjegjësitë:

1.
Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
2. Merr porositë tek klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim;
3. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj;
4. Ofrimin e shërbimit dhe mbulimin e zonës te klientët Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë, Përmet;
5. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
6. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të finalizuar procesin e shitjes;
7. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledhjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raportimet tek Eprorët;
8. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve të punës;
9. Kerkohet qe personi te jete me vendbanim ne Gjirokaster ose Sarande;

Kualifikimet / Kërkesat

1. Diplomë Universitare
2. Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
3. Aftësi të mira në kompjuter;
4. Aftësi të mira komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
5. Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm;
6. I orientuar drejt shërbimit me klient;
7. Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
8. I pajisur me patentë të klasit B dhe zotërim të mirë të makinës;

Ne ofrojmë

o Pagë motivuese
o Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
o Atmosferë miqësore dhe dinamike

Aplikimet mbyllen më 15. 03. 2021


Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email:
[COLOR=blue]o.cela@alkosgroup.al[/COLOR]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.


*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top